NDRYSHE
NDRYSHE
NDRYSHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NDRYSHE


 
ForumPortalGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rama: Tė shkarkohet Topalli

Shko poshtė 
AutoriMesazh
admin
Admin



Numri i postimeve : 33
Registration date : 07/12/2007

Rama: Tė shkarkohet Topalli Empty
MesazhTitulli: Rama: Tė shkarkohet Topalli   Rama: Tė shkarkohet Topalli Icon_minitimeFri May 30, 2008 9:44 pm

[center][b][color:a38b=black]Rama: Tė shkarkohet Topalli[/color][/b]
Socialistėt i kthehen idesė sė mocionit: Kryeparlamentarja tejkaloi kompetencat, bllokoi dekretet e Presidentit Topi[/center]
[right][/right]

[url=http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=43191][img(470,185)]http://gazeta-shqip.com/f470-185/rama-edi.jpg[/img][/url]
Socialistėt i rikthehen idesė sė mocionit pėr shkarkimin e Kryetares sė Kuvendit Jozefina Topalli. Kreu i opozitės, Edi Rama, konfirmoi dje se po mendohet ndėrmarrja e njė hapi tė tillė politik. Ai tha se jashtė ēdo norme kushtetuese dhe jashtė ēdo kornize tė shtetit tė sė drejtės, nė shkelje flagrante tė funksionit tė saj si spikere e Kuvendit, Jozefina Topalli ka cenuar rėndė liritė themelore tė pesė shtetasve tė Republikės sė Shqipėrisė. "Kėta shtetas janė pesė kandidatė tė dekretuar nga Presidenti i Republikės si anėtarė tė Gjykatės sė Lartė. Emrat e tyre Jozefina Topalli ia ka ēuar policisė nė kuptimin e plotė tė fjalės", theksoi Rama. Sipas tij, Kryetarja e Kuvendit ka kėrkuar nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtėsisė dhe Prokuroria e Pėrgjithshme, prova tė pafajėsisė sė tyre, duke kapėrcyer jo vetėm ēdo kufi tė ligjit, por edhe tė imagjinatės. PS-ja pretendon se Topalli ka mbajtur emrat nė sirtar, duke shkelur rregulloren e Kuvendit, e cila dekreteve tė Presidentit u jep pėrparėsi nė shqyrtim. Nė vlerėsimin e Ramės, Gjykata e Lartė ėshtė bllokuar, zonja Topalli ka marrė kompetencat e kreut tė shtetit dhe ka dhunuar personalitetin njerėzor e profesional tė pesė njerėzve tė ligjit qė Kushtetuta i mbron nga veprime tė tilla policeske. Rama siguroi se do tė vlerėsojė me pėrgjegjshmėri kushtetuese e ligjore peshėn e kėtij abuzimi skandaloz dhe do t‘ia adresojė jo vetėm opinionit publik, po edhe Kuvendit tė Shqipėrisė. "Do tė pėrcjellim shqetėsimin e madh pėr kapėrcimin e Kushtetutės e tė ligjit nga ana e Kryetares sė Kuvendit. Pa pėrjashtuar si hap tė mundshėm edhe njė mocion pėr shkarkim tė saj", u angazhua Rama. Kreu i opozitės i bėri thirrje Kryeministrit Sali Berisha tė distancohet nga ky akt i pashembullt deformimi i funksionit tė spikeres sė Kuvendit dhe tė kėrkojė nisjen e menjėhershme tė procedurave parlamentare pėr votimin e dekreteve tė Presidentit tė Republikės. Miratimi, shtoi ai, qoftė edhe nė heshtje, i Kryeministrit tė vendit pėr kėtė abuzim tė skajshėm me detyrėn tė Kryetares sė Kuvendit nė dėm tė pushtetit gjyqėsor, do tė ishte shprehja mė kuptimplotė e qėllimit pėr tė kapur Gjykatėn e Lartė dhe oguri mė i keq pėr vetė reformėn nė drejtėsi. "Sepse s‘mund tė ketė Pakt Kombėtar pėr Drejtėsinė nga njėra anė dhe shkelje tė tilla tė Kushtetutės e tė ligjit nga ana tjetėr. Sali Berisha tė zgjedhė e tė marrė!", konstatoi Rama. Ndėrsa nguli kėmbė se Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtėsisė dhe Prokuroria e Pėrgjithshme nuk duhet tė kryejnė asnjė veprim nė funksion tė lajthitjes sė Kryetares sė Kuvendit. E cila, nėnvizoi Rama, nuk ka asnjė kompetencė qė t‘u drejtohet kėtyre organeve e jo mė t‘u ngarkojė detyra policore nė kundėrshtim flagrant me Kushtetutėn, ligjet e Republikės sonė dhe vetė Kartėn e tė Drejtave e Lirive Themelore tė Njeriut. Reagimi i djeshėm i kreut tė Partisė Socialiste erdhi pas njė zvarritjeje qė Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u bėri dekreteve tė kreut tė shtetit pėr anėtarė tė Gjykatės sė Lartė.



Topalli pohon prezencėn e dekreteve tė Topit


"Nuk po vonojmė, po verifikojmė"


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pėrmes zėdhėnėses sė saj, kundėrshtoi akuzat e kryetarit tė PS-sė, Edi Rama, pėr bllokim tė dekreteve tė Presidentit tė Republikės pėr emėrimin e pesė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė. Nė njė konferencė pėr shtyp, zėdhėnėsja e Kryetares Topalli, Suela Ruseti, deklaroi se "Presidenti i Republikės i ka drejtuar Kuvendit pesė dekrete pėr emėrim tė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė. Nga ana e kryetares janė marrė tė gjitha masat pėr kalimin e tyre nė procedurė me tė gjithė pėrgjegjėsinė dhe pėrgjegjshmėrinė me tė cilat momenti historik ngarkon sot Kuvendin". Zėdhėnėsja Ruseti tha se nuk ka asnjė dekret tė bllokuar dhe asnjė lloj vonimi apo tejkalim afati, por vetėm respektim tė Kushtetutės, vendimit tė Gjykatės Kushtetuese dhe rregullores sė Kuvendit. "Ripėrtėritja e Gjykatės sė Lartė ėshtė njė shans historik pėr shtetarėt e pėrgjegjshėm tė kėtij vendi, me qėllim qė gjyqėsorit t‘i japim shpresėn e pastrimit nga e keqja, padrejtėsia e korrupsioni. Dhe garancinė pėr kėtė nuk mund ta japė Edi Rama apo shokėt e tij, por e japin vetėm kandidatėt pėrmes kurrikulumit tė tyre tė panjollė", vijoi zėdhėnėsja Ruseti, duke theksuar se Kryetarja e Kuvendit i ka kryer veprimet paraprake nė pėrputhje tė plotė me detyrėn. Sipas saj, "ēdo formė presioni ndaj Parlamentit dhe parlamentarizmit nga kushdo qė tė vijė ėshtė totalisht pa efekt. Parlamenti do tė vazhdojė tė punojė pėr reformat dhe nuk do tė pranojė asnjė kėrcėnim ndaj vazhdimit tė tyre, me kushtin pėr tė shkelur ligjin".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ndryshe.forumsq.net
 
Rama: Tė shkarkohet Topalli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NDRYSHE :: JETA NE SHQIPERI :: AKTUALE-
Kėrce tek: