NDRYSHE
NDRYSHE
NDRYSHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NDRYSHE


 
ForumPortalGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Sa te lira jane ne te vertete Shtetet e Bashkuara?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
admin
Admin



Numri i postimeve : 33
Registration date : 07/12/2007

Sa te lira jane ne te vertete Shtetet e Bashkuara? Empty
MesazhTitulli: Sa te lira jane ne te vertete Shtetet e Bashkuara?   Sa te lira jane ne te vertete Shtetet e Bashkuara? Icon_minitimeTue May 13, 2008 9:36 pm

[b]Sa te lira jane ne te vertete Shtetet e Bashkuara? [/b]


E Hene, 12 Maj 2008

Nga Frank Aischmann*

Organizata Freedom House cdo vit analizon gjendjen e demokracise ne bote. Per here te pare kjo organizate ka marre ne shqyrtim me hollesisht gjendjen e demokracise ne Shtetet e Bashkuara. Freedom House ka drejtuar mjaft kritika. Organizata amerikane Freedom House jep si te thuash certifikata me nota per gjendjen e demokracise ne bote, duke i ndare shtetet ne tre kategori, te lira, pjeserisht te lira dhe shtete te shtypura. Evropa Qendrore, Australia Amerika veriore dhe pjese te Amerikes jugore, ne kete harte demokratike jane shenuar me te gjelber. Kjo do te thote- shtete te lira- ku ekziston pluralizmi politik, mediat e pavarura dhe respektohen te drejtat e njeriut. Nje vleresim te tille e kane marre kete vit 90 shtete nga 193 shtete te botes, nder to natyrisht edhe Shtetet e Bashkuara. Por cfare do te thote ne kete rast natyrisht?

Sa liri dhe te drejta themelore jane injoruar nga qeveria Bush ne luften kunder terrorizmit?

Ish-ambasadori amerikan ne BE dhe sot zevendesdrejtor i Freedom House, Stuart Eizenstat mbi lirite dhe te drejtat ne Amerike vlereson: "Ne punen tone ne ndeshemi qe nga rezervimi ne kete drejtim deri ne largim te Shteteve te Bashkuara nga lirite dhe te drejtat e njeriut. Por po se ne duam te perhapim lirine dhe demokracine ne bote, aleatet tane sigurisht qe na pyesin nese vendi yne eshte pararoja e demokracise dhe te drejtave te njeriut ashtu sic ka qene ne kohet e meparshme".

Freedom House njihet si organizate e pavarur, por financohet ne mase te konsiderueshme nga qeveria amerikane. Megjithate, - e kjo duhet kuptuar si shenje e lirise-, ajo u lejua te analizonte situaten e te drejtave te njeriut ne vend. Analizat e Freedom House u publikuan se fundi ne nje liber "sa te lire jane sot amerikanet", ne prezantimin e te cilit u ftua edhe legjenda e gazetarise, kritikuesja me e ashper e Bushit, Helen Thomas: "Amerika ne ceshtjet e lirise nuk ka patur ndonje imazh me te keq se sa sot. Per se paku sa kohe qe une mund te kujtohem. Dhe ne e kemi merituar kete. Nuk mund t'ja sjellesh lirine dikujt duke i mbajtur pistoleten ne balle. Apo si ne Irak, permes nje lufte ilegale, te padrejte dhe qe nuk mund te justifikohet. Pasiviteti i Kongresit, mediat tona dhe qytetaret e thjeshte jane bashkepergjegjes per ate qe tek ne u dhunuan te drejtat e njeriut, pa pasur ndonje britme ne opinion per kete. Presidenti Bush ka thene gjithmone, ne nuk torturojme, pastaj ne nje interviste ai pranoi qe ka miratuar perdorimin e saj. Situata nuk ka qene kurre me pare kaq e keqe sa sot. Me vjen turp kete."

Guantanamo, Abu Greib dhe pergjimi i qytetareve amerikane apo burgjet e fshehta te CIA-s, jane shembuj jo aq dinjitoze per nje politike sigurie, e cila ndoshta mund te kete penguar akte te reja terroriste ne Shtetet e Bashkuara, por ne te njejten kohe ka kufizuar te drejtat e njeriut.

(*) Deutche Welle
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ndryshe.forumsq.net
 
Sa te lira jane ne te vertete Shtetet e Bashkuara?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NDRYSHE :: JETA NE SHQIPERI :: OPINION-
Kėrce tek: