NDRYSHE
NDRYSHE
NDRYSHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NDRYSHE


 
ForumPortalGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Irena Papa, aktorja shqiptare e tragjedive

Shko poshtė 
AutoriMesazh
mira




Numri i postimeve : 14
Registration date : 17/05/2008

Irena Papa, aktorja shqiptare e tragjedive Empty
MesazhTitulli: Irena Papa, aktorja shqiptare e tragjedive   Irena Papa, aktorja shqiptare e tragjedive Icon_minitimeSat May 31, 2008 5:08 pm

[table:6817 cellSpacing=0 cellPadding=0 width=470 border=0][tr][td:6817 width="100%"][color:6817=darkred]Irena Papa, aktorja shqiptare e tragjedive[/color][/td][/tr][tr][td:6817 width="100%"][font:6817=Arial, helvetica][size=7][color:6817=#800000][b]BLERINA GOCE[/b][/color][/size][/font][/td][/tr][tr][td:6817 width="100%"][font:6817=verdana, arial][size=7][b]30/05/2008[/b][/size][/font] Ėshtė zbuluar fillimisht nga regjisori i njohur Elia Kazan, ndėrsa Federiko Fellini ishte njė admirues i madh i veprės sė saj. Njė nga aktoret mė tė njohura botėrisht, Irena Papa ėshtė njė emėr dhe fytyrė e dashur e botės kinematografike. Njė shoqe e dashur e aktores sė madhe, Katherinė Hepburn, me tė cilėn ka interpretuar nė filmin "The Trojan Women" mė 1971, njė nga miqtė e saj mė tė afėrt ka qenė edhe i famshmi Marlon Brando.

Aktorja e madhe greke me origjinė shqiptare, ėshtė lindur nė Athinė mė 3 shtator 1926. E filloi karrierėn artistike qė nė moshėn 10-vjeēare si kėngėtare dhe kėrcimtare nė variete. Mbaroi studimet e larta nė Shkollėn e Dramės tė Teatrit Kombėtar tė Athinės. Roli i saj i parė nė kinematografi ishte "Engjėjt e humbur" mė 1950. Ka luajtur pėrgjithėsisht role kryesore dhe veēanėrisht tė heroinave tė tragjedive klasike greke pėr tė cilat ka patur njė tėrheqje tė veēantė, duke qenė edhe nga ana e jashtme "e prerė" pėr kėto role. Debutoi me shumė sukses nė kinematografinė botėrore e veēanėrisht nė atė italiane, franceze e amerikane. U njoh pėr herė tė parė me interpretimin nė filmin grek "Nekropolita" (Qytet i vdekur), 1951. Qė me kėtė film ra nė sy tė kineastėve italianė dhe lidhi njė kontratė me kompaninė "Lux Film" me tė cilėn interpretoi alternativisht nė shumė filma. Mė pas u angazhua nė shumė filma amerikanė dhe koproduksione italo- amerikane, anglo-amerikane, spanjolle-amerikane, greko-amerikane etj., duke u shndėrruar gradualisht nė njė aktore shumė tė kėrkuar. Sė bashku me Melina Merkurin dhe Katina Paksinou, u takon atyre artisteve qė kapėrcyen kufijtė kombėtarė dhe arritėn tė sigurojnė njė karrierė tė suksesshme ndėrkombėtare. Ka interpretuar nė filma nga Amerika nė Francė, nga Anglia nė Itali, nėn drejtimin e regjisorėve tė njohur: Robert Wise, Mihail Kakojanis, nga Jorgo Xhavella tek Elio Petri, Alberto Latuada dhe Franēesko Rosi, nga Kosta Gavras tek Ray Guerra etj. Irena Papa ka interpretuar rolet kryesore tė heroinave tė tragjedive si atė tė Elektrės, Klitimestrės, Penelopės, Antigonės, perandoreshės Teodora, Katerina e Aragonės, rolin e vejushės nė filmin shumė tė suksesshėm "Zorba", tė gjyshes nė filmin "Erendiras" etj. Nė vitin 1959 Irena ka interpretuar gjithashtu rolin e heroinės tė revolucionit grek tė 1821-t, arvanitases Laskarina Bubulinės.

Ajo e ka ngritur veten nė rangun e "yjeve" tė kinemasė botėrore jo vetėm nga fiziku dhe paraqitja e jashtme, por kryesisht nė saje mjeshtėrisė artistike duke evokuar tragjeditė e lashta me interpretimet e roleve, secilin tė ndryshėm nga njėri-tjetri. Nė karrierėn artistike ka interpretuar pėrkrah aktorėve tė njohur, si: Antoni Kuin, Zhan Maria Volonte, Bekim Fehmiu, Marlon Brando, Katerinė Hepbėrn etj.

Rolet

Interpretoi nė mbi 80 role nė kinema dhe televizion, ndėr tė cilėt: "Tė pabesėt" dhe "Drama nella Casbah", prodhim italo-amerikan,1953; "Perandoresha Teodora" dhe "Attila", prodhime italiane, 1954; "Antigona", 1960; "The Guns of Navarrone", prodhim anglo-amerikan, 1961; "Elektra" 1962; "Zorba", 1964; "I dėshpėruari", prodhim amerikano-spanjoll,1967; "Secilit atė qė i takon", prodhim italian, 1967; "Brotherhood" (Vėllazėria), prodhim amerikan, 1968; "Z", prodhim franko-algjerian; "Mbretėresha Katerinė e Arragonės" dhe "Ėndrra e mbretėrve", prodhime anglo-amerikane, 1969; "The Trojan Women" nė rolin e Helenės sė Trojės, prodhim greko-amerikan dhe "Roma bene", italo-francez, 1971; "Bambina", "Ifigenia" nė rolin e Klitemestrės, 1977; "Krishti ndaloi nė Eboli", "Aventurat e Uliksit" etj.

Vlerėsimet

Pėr interpretimet e saj tė shquara nė kinema dhe nė teatėr, Irena Papa ėshtė nderuar me disa ēmime kombėtare dhe ndėrkombėtare si aktorja mė e mirė nė interpretimin e rolit tė Elektrės nė filmin me tė njėjtin titull nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Selanik, 1962, si aktorja mė e mirė nderuar nga Bashkimi i Kritikėve tė Filmit grek, 1962, si aktorja mė e mirė nė rolin e dytė nė filmin "Z" nga Nju Jork Film Critics Circle, 1969; aktorja mė e mirė nė filmin "The Trojan Women" nga National Board of Rewiew, 1971; me ēmimin Distinguished Achievement Award; me ēmimin e karrierės pėr interpretim nė Teatėr,1993; me ēmimin e karrierės nga International Festival Women's films, 2000; me titullin Doktor i Arteve dhe Letrave nga Universiteti i Romės,2001 etj. Gjithashtu ėshtė nominuar edhe pėr disa ēmime tė tjera ndėrkombėtare si "Fennecus" si aktorja mė e mirė nė filmin "Into the Night", 1985; aktorja mė e mirė nė filmin "Island" nga Australian Film Institute, 1989 etj. U nderua me titullin e nderit si "Gruaja e Evropės". Dikur aktorja K. Hepburn, dy herė e nderuar me ēmimin “Oskar”, ka deklaruar se "Irena ėshtė njė nga aktoret mė tė mira nė historinė e kinemasė...". Sikurse edhe aktorja tjetėr greke me origjinė shqiptare, Melina Mėrkuri, ka regjistruar disa disqe qė kanė marrė statusin e muzikės klasike greke dhe janė bėrė shumė popullore. Disqet e saj janė titulluar "Ode dhe rapsodi" qė pėrmbajnė 15 kėngė dhe himne tradicionale tė Kishės Ortodokse Greke. Sot vazhdon tė punojė nė Portugali, nė njė teatėr ku interpreton tragjeditė greke nė gjuhėn e saj tė vendlindjes. Ndonėse herė pas herė e viziton vendin e saj tė lindjes, ajo nuk dėshiron tė kthehet nė Greqi pėr tė luajtur nė teatėr, mbasi atje vuan sė tepėrmi nga njė ndjenjė kritikash keqdashėse.

(Sipas librit "Shqiptarėt nė kinematografinė botėrore) [/td][/tr][/table]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Irena Papa, aktorja shqiptare e tragjedive
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NDRYSHE :: JETA NE SHQIPERI :: KULTURE-
Kėrce tek: