NDRYSHE
NDRYSHE
NDRYSHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NDRYSHE


 
ForumPortalGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 S’mbrohet Tani keshtu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
admin
Admin



Numri i postimeve : 33
Registration date : 07/12/2007

S’mbrohet Tani keshtu Empty
MesazhTitulli: S’mbrohet Tani keshtu   S’mbrohet Tani keshtu Icon_minitimeSun Jun 01, 2008 10:31 am

[b][size=24]S’mbrohet Tani keshtu
[/b][/size]Petrit Selimi*

Ndoshta nuk ishte bash revolucion kulturor, por ardhja e familjes mediale te Top Channel ne peizazhin e mediave kosovare, megjithate ka shenuar nje kthese drastike ne menyren se si kosovaret marrin informata, defrehen dhe kalojne kohen e lire. Standarde te ashiqarshme jane.

Vit pas viti, komentojme se si Top Channel ka qene shume me e shpejte dhe me e mire me mbulim medial te ngjarjeve ne Kosove se vete kanalet kombetare kosovare.

Vdekja e Presidentit Rugova, ardhja e Pakos se Ahtisarit, ardhja e Bushit ne Shqiperi dhe premtimi i dhene per pavaresi, zgjedhjet dhe fitorja e PDK-se, shpallja e pavaresise, qe te gjitha pikat tjera, te pikellueshme e te hareshme qe na shenuan ca vitet e fundit, qe te gjitha i pame me syte e kamerave te Top Channel dhe Klan, te shpejta si rrufeja. Degjuam dhe anuam per mendimin e njerit ose tjetrit analist mysafir.

Kanalet e filmit e sportit ndoshta nuk duken te rendesishme per ata qe pretendojne se mediat jane mjete edukuese, por besoj se Top Media ka luajtur nje loje jo pak te rendesishem edhe si medium bartes per referencat e pop kultures moderne.

Pra, mos me keqkuptoni. Te jem fare i qarte. Besoj se Dritan Hoxha dhe Top Channel kane luajtur nje rol fundamentalisht te rendesishem per krijimin e shqiptarit te ri. Ndoshta jo fort te kendshem per donkishotet majtiste anti-konsumatoriste, por megjithate te njoftuar per gjuhen e referencave kulturore perendimore.

Femije qe dine dallimin midis Darth Mol dhe Obi Van Kanobit e qe dallojne Power Rangersat e keqij prej atyre te mireve. Te rinj shqiptare qe kur takojne bashkemoshatare ne Evrope, nuk ua permendin Nenen Tereze si te vetmen fytyre me te cilen krenohen, por edhe Lorik Canen e Liges franceze e Arta Dobroshin e Cannes. Te rinj qe qeshin me foret e Seinfeldit dhe qe dine dallimin midis Sony Dyshit dhe Sony Treshit ne lojera kompjuterike. Shqiptari i cili ne komunikim me evropianin do te jete si peshku ne uje, e jo i sapodali nga humnera.

Tani Hoxha ishte ai qe solli me shume Evrope ne dhomat e dites se shqiptareve sesa politikanet me mijera dokumente te shkruara, gjysme te implementuara qe ende nuk kane pasur ndonje efekt konkret ne hapje te mendjeve dhe mbushje te xhepave.

Por…

Nga pikeveshtrimi i nje shikuesi te thjeshte lajmesh, me befasoi debati i gazetareve me Kryeministrin Sali Berisha per menyren se si u raportua per vdekjen tragjike te dy njerezve ne rruget e Tiranes.

U befasova, sepse gazetaret e kane plotesisht gabim.

Muhabetet e kafeve te Prishtines, midis miqve te Tanit, por edhe qytetareve fare te panjohur, ishte edhe menyra se si media shqiptare e anashkaloi humbjen e nje jete. Inicialet e lajmeve te mengjesit u fshine fare ne edicionet e mbremjes se lajmeve.

Vdiq mbreti i medias shqiptare, burre qe la asgje pos reputacion te paprekur si dikush qe gjate jetes u solli gjera te mira bashkeqytetareve. Premtim per nje jete me te mire. Por, vdiq edhe nje kolege tjeter. Gazetare qe pat miq dhe familje. Te shukatet ky fakt eshte vete-censurim i pamoralshem qe nuk mbron familjen e askujt, ndersa e lendon rende se paku nje familje.

Nuk dua te hyj ne motivet e Kryeministrit Berisha qe potencoi kete vakt ne deklaraten per media, por reagimi i tij ishte reagimi edhe i shumices se heshtur, kendej e andej kufirit.

Njerezit e medhenj e kane fatkeqesine qe jeta e tyre nuk eshte me private, por prone publike. Nganjehere eshte e neveritshme te shihet se si mediat keqperdorin fatkeqesite e dikujt, per te shitur gazeta e sekonda reklamash ne TV. Prandaj, edhe eshte mire qe gazetaret e paparacet shqiptare nuk e teprojne me detaje pikante te jetes private te te medhenjve. Shpesh nuk raportohet per semundje te renda, lidhje dashurie dhe gabime njerezore qe nuk hyjne ne domenin e interesave publike. Ted Kennedy, senatori plak amerikan, kurre nuk arriti te kandidohej per President Amerike, sepse ne gjendje te dehur beri ndeshje dhe vrau nje vashe te re. Ishte gabim, i cili e traumatizoi si njeri dhe per kete pagoi cmimin politik.

Ne Shqiperi ndodhi e kunderta.

Ishte heshtja murmeruese, e jo raportimi sensacional per dy vdekjet, ajo qe skandalizoi publikun.

Prandaj, edhe keto nenshkrime kunder Kryeministrit Berisha per dike mund te duken te kota, beteja te cuditshme politike te Pirros mediale.

Ndoshta edhe do te fitohet ndonje poen kunder Berishes, por rruges do ta humbim empatine njerezore, e cila megjithate do te duhej te ishte fanari drejtues ne jete e ne pune, si tonen ashtu edhe te gazetareve.

(*) Publicist, Prishtine[/b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ndryshe.forumsq.net
 
S’mbrohet Tani keshtu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
NDRYSHE :: JETA NE SHQIPERI :: OPINION-
Kërce tek: