NDRYSHE
NDRYSHE
NDRYSHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NDRYSHE


 
ForumPortalGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kthehen milionat e firmes "Cenaj"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
admin
Admin



Numri i postimeve : 33
Registration date : 07/12/2007

Kthehen milionat e firmes "Cenaj" Empty
MesazhTitulli: Kthehen milionat e firmes "Cenaj"   Kthehen milionat e firmes "Cenaj" Icon_minitimeSun Jun 01, 2008 10:33 am

[b]Kthehen milionat e firmes "Cenaj"[/b]

Artan Cena
E Diele, 01 Qershor 2008

Eshte hapur rruga per kthimin e nje sasie te konsiderueshme parash te firmave piramidale qe jane konfiskuar prej vitesh nga autoritetet greke. Behet fjale per miliona euro, qe ishin depozituar ne bankat greke dhe qe u konfiskuan pas arrestimit te presidentit te firmes "Cenaj", Lefter Cenaj. Keshtu eshte shprehur zv. ministri shqiptar i Drejtesise, Eduart Halimi, pas takimeve qe zhvilloi ne Athine me perfaqesues te autoriteteve greke. Sipas Halimit, palet kane rene dakord per krijimin e nje komisioni, qe do te shqyrtoje modalitetet perkatese, ne frymen e konventave evropiane, ku te dy vendet kane aderuar, komision i cili pritet te krijohet brenda javes, me qellim qe te fillojne sa me shpejt kontaktet dypaleshe.

Fjala eshte per disa dhjetera milione dollare dhe me shume se nje miliarde dhrahmi qe jane depozituar ne banken greke "Ergasias Bank", dhe u konfiskuan ne vitin 1998, kur Lefter Cenaj u arrestua. Pala shqiptare ka bere kerkese per ekstradimin e Cenajt, por ky i fundit ka apeluar ndaj kesaj kerkese dhe apelimi nuk eshte shqyrtuar ende. Jane rreth 25000 qytetare shqiptare qe kishin depozituar para ne firmen piramidale "Cenaj", ata tashme mund te shpresojne se do t'u kthehet nje pjese e parave qe prej vitesh i konsiderojne te humbura. Halimi ka diskutuar me palen greke edhe per ceshtjen e shtetasit grek, Apostolos Vavilis, i cili gjithashtu akuzohet se ka transferuar shuma te medha parash nga firmat piramidale shqiptare per ne Greqi. Vavilis, po ndiqet penalisht per nje sere veprash, njera prej te cilave eshte dhe ajo e transferimit te parave nga Shqiperia, keshtu qe mendohet se kjo ceshtje do te marre me shume per zbardhje.

Firma "Cenaj", e zhvillonte aktivitetin e saj ne qytetin e Vlores dhe pronar i saj ishte Lefter Cenaj, qe eshte i burgosur ne burgun e Naplios, per skandalin e piramidave shqiptare, ku me renien e firmave ne vitin 1997 i ka borxh rreth 16 mije qytetareve rreth 50 milione dollare. Me 24 shtator 1997, Ministria e Drejtesise e Greqise kerkon per Lefter Cenaj, nga Interpol Tirana, nje biografi te tij, e cila vjen ne Athine me 12 tetor 1997, ne te cilen thuhen fjale te mira per Cenaj, dhe nuk flitet fare se ai u ka borxh 16 mije qytetareve miliona dollare. Kjo biografi e mire per Cenaj ben qe Apostolis Vavilis te shkeputet nga Kompania "Vefa", e cila nuk po kthente perqindjet per qytetaret dhe me pas Vavilis te lidhej me "Cenaj Kompani". Nderkaq qe Lefter Cenaj u lirua ne janar te vitit 2007. Lirimi i tij u deklarua se u be, pasi nuk mberriten ne kohe ne Greqi procedurat e ekstradimit. Ne vazhdim nuk pati asnje akuze qofte ne drejtim te drejtesise greke, apo asaj shqiptare.

Arrestimi ne Athine i bosit te firmes "Cenaj"

Per here te pare dhe te fundit, pak perpara se drejtesia shqiptare ta shpallte ne kerkim, Lefter Cenaj rezulton te jete arrestuar me 28 shkurt 2000 ne Janine te Greqise, per vepren penale te "mashtrimit dhe falsifikimit". Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Brendshme, presidenti i ish-kompanise huamarrese "Cenaj & Co" u shpall ne kerkim nderkombetar ne daten 06.04.2000, ne baze te kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme, pasi Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, kishte vendosur ne daten 16.08.1999 masen e sigurise "arrest me burg". Sipas te njejtit dokument, ne baze te kerkeses se Interpol Tiranes, Gjykata e Janines ka aprovuar kerkesen per ekstradimin e Lefter Cenajt ne Shqiperi, por, "pasi ky shtetas te vuaje ne Greqi denimin e dhene nga drejtesia greke". Por si eshte shprehur tekstualisht gjykata greke, cilat ishin vendimet e saj ne adrese te shqiptarit qe kishte lidhje me shuma te medha te hollash? Eshte ka zbuluar se ne Ministrine e Drejtesise gjendet i arkivuar pikerisht ky vendim i nje gjykate greke te apelit per Lefter Cenaj, nje dokument qe cuditerisht konsiderohet sekret. Njerez te sistemit shqiptar te drejtesise, qe dine permbajtjen e ketij vendimi, pohojne se gjykata greke jo vetem qe ka urdheruar ekstradimin e Cenajt ne drejtim te Shqiperise, por ka shtuar se ky largim ne pranga duhet te shoqerohet edhe me te gjithe te hollat, rreth 8 milione dollare, qe jane ne emer te tij ne Banken Punetore Greke.

Prangosja e Vavilis ne Itali per llogari te grekeve

Arrestohet Apostolos Vavilis, njeriu i perfshire ne trafiqe droge, afera te ndryshme ne lidhje me kishen greke dhe transferimin e parave te firmave piramidale shqiptare. Ai u kap ne Itali, ku eshte edhe i denuar me 7 vjet burgim per trafik droge. Vavilis eshte i denuar edhe ne Greqi me 13 vjet burg per te njejten akuze. Nderkohe, i shumekerkuari Vavilis eshte arrestuar me ane te pergjimit te e-mailit te tij. Ka qene avioni "Olympic Airlines" ka marre Apostol Vavilis nga Roma, duke e rikthyer ne atdheun e tij ne Greqi. "Njeriu me njemije fytyra" eshte ekstraduar nga kryeqyteti italian per ne shtetin fqinj, i shoqeruar nga tre police te ketij shtetit. Sipas agjencive te lajmeve greke, Vavilis do te gjykohet ne Greqi per nje sere akuzash. Madje jo vetem kaq, tashme ai eshte celesi kryesor per hapjen e hetimeve te implikimeve te tij ne zhdukjen e parave te dy kompanive piramidale shqiptare "Vefa" dhe "Cenaj", te cilat falimentuan ne vitin 1997. Vavilis gjendet i perfshire ne transferimin e rreth 180 milione dollareve nga firmat shqiptare VEFA dhe "Cenaj", nga Shqiperia ne drejtim te Greqise. Eksperte te prokurorise shqiptare dhe greke hetuan vitin e shkuar lidhur me veprimtarine e shtetasit grek ne Tirane. Ai eshte riatdhesuar ne Greqi, i akuzuar per nje numer te madh veprash penale. Sipas burimeve zyrtare greke, autoritetet e drejtesise ne Itali, ku edhe u arrestua Vavilis, kane pranuar ekstradimin e tij.
Koha Jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ndryshe.forumsq.net
 
Kthehen milionat e firmes "Cenaj"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Urime forumit "BULQIZA LIVE"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NDRYSHE :: JETA NE SHQIPERI :: AKTUALE-
Kėrce tek: