NDRYSHE
NDRYSHE
NDRYSHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NDRYSHE


 
ForumPortalGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rula Vrohopulu anetare nderi e shoqates te Hider Bucit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
admin
Admin



Numri i postimeve : 33
Registration date : 07/12/2007

Rula Vrohopulu anetare nderi e shoqates te Hider Bucit Empty
MesazhTitulli: Rula Vrohopulu anetare nderi e shoqates te Hider Bucit   Rula Vrohopulu anetare nderi e shoqates te Hider Bucit Icon_minitimeTue Jun 03, 2008 2:58 pm

[color:e4b2=#cb2525][b][size=24][color:e4b2=#cb2525]Rula Vrohopulu anetare nderi e shoqates te Hider Bucit[/b][/color][/size][/b][/color][font:e4b2=Tahoma][color:e4b2=#444444][font:e4b2=Tahoma][color:e4b2=#444444]Megjithėse ka muaj qė ėshtė e ndarė me Franin, dashuria e Rula Vrohopulit pėr tė nuk ka pushuar sė reshturi asnjė ēast.
[/color][/font][/color][/font]Marko Caka/ Greqi

Vazhdon tė tentojė me tė gjitha mėnyrat, qė burri i saj shqiptar Fran Shtjefni tė kthehet nė krahėt e saj, por nga shqiptari ende nuk shihet asnjė dritė jeshile. Ndėrsa fama e kėsaj lidhjeje ndėrmjet miliarderes greke dhe shqiptarit nga Nėnshati i Shkodrės ka marrė dheun, Rula Vrohopulu vazhdon tė jetė personaliteti mė i popullarizuar si nė Greqi ashtu edhe nė Shqipėri. Lajmi mė i fundit qė mėsojmė pėr tė ėshtė se mbrėmjen e sė dielės ėshtė nderuar me medaljen e arit, nga komuniteti shqiptar nė Greqi. Shoqata e Emigrantėve tė Greqisė, me president Hidėr Bucin, i ka akorduar miliarderes titullin “Anėtare Nderi” e shoqatės, pėr vlerat saj tė rralla dashurore dhe pėr Shqipėrinė e shqiptarėt. Por krahas vlerėsimit tė saj, gjatė njė aktiviteti madhėshtor nė teatrin “Orfeos”, ku nuk mungonin edhe mediat greke, ėshtė vlerėsuar me medalje mirėnjohjeje edhe gazeta mė e madhe nė Shqipėri, “Panorama”, e cila botoi intervistėn ekskluzive tė Rulės, realizuar nga gazetarėt e saj, si dhe televizionin “Vizion Plus”, me gazetarin e emisionit “Zonė e Lirė” Arjan Ēani. Ndėrkohė ftesat pėr Rulėn nuk mungojnė nga ekranet dhe mediat greke, ku nė secilin prej tyre ajo nuk pushon sė thėni fjalėt mė tė mira pėr shqiptarėt. “Pėr mua shqiptarėt dhe Shqipėria janė gjithēka nė jetėn time dhe dua tė flijohem nė kėtė vend”, janė fjalėt qė thur ajo pėr shqiptaret, frazė qė ka ēmendur miliona teleshikues grekė me absurditetin e historisė sė saj. Pikėrisht ky gjest human dhe shumė i rrallė prej njė grekeje ka bėrė qė dhe shoqata mė e madhe nė Athinė, e shtrirė nė 32 degė nė tė gjithė Greqinė, tė mendojė pėr kėtė grua fisnike, e cila flet vetėm me gjuhėn e dashurisė.
Zonja Vrohopulu, mbrėmė shoqata mė e madhe e komunitetit shqiptar nė Greqi ju nderoi me titullin “Anėtare Nderi”. Ē’do tė thotė ky ēmim pėr ju?
Pėr mua sot ėshtė nata mė e bukur dhe nderi mė i madh qė i bėhet figurės sime, si njė grua qė mbron me devotshmėri dashurinė si gjėnė mė tė ēmuar, si dhe lartėson vlerat qė kanė shqiptarėt. E kam theksuar dhe do ta pėrsėris deri sa tė vdes se: shqiptarėt janė njė popull me tradita dhe me vlera shumė tė rralla dhe ajo qė ēmoj tek ata ėshtė se janė njė popull me besė dhe me dinjitet.
Me kėtė ēmim ėshtė nderuar vetėm pak kohė mė parė presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi dhe pas tij edhe ju. Ē’peshė ka pėr ju kjo medalje?
Mua mė bėhet qejfi qė shqiptarėt mė vlerėsojnė kaq lart, pas tė nderuarit presidentit Topi. Por ajo qė unė mendoj qė mė solli sot tė marrė kėtė ēmim, ėshtė se shqiptarėt dinė tė vlerėsojnė tė mirat. Dinė tė jenė mirėnjohės ndaj atyre qė sakrifikojnė pėr idealet e shenjta qė ka Shqipėria. Ky ēmim mu dha jo se kam luftuar tė mbroj kėto ideale, por si njė grua e martuar me njė shqiptar qė kam edhe unė pėrgjegjėsinė tė mbroj kėto vlera, e t’i lartėsoj kėto vlera tė paēmuara qė kanė shqiptarėt. Me tė vėrtetė zemra ime ėshtė e plagosur pėr Franin tim, por shqiptarėt i dua sa askush nė botė. Ata mė janė gjetur kudo pranė dhe mė kanė admiruar si njė nuse tė tyren, prandaj dhe unė jam pjesė e tyre. Por mendoj se njė ndihmė tė madhe nė njohjen e figurės sime, ndihmuat dhe ju si gazetė “Panorama”, por dhe gazetari im mė i dashur Arjan Ēani, tė cilit i jam borxhlije pėr mirėsjelljen e tij dhe xhentilesėn. Prandaj e dua shumė, shumė...
Pas kthimit tuaj nga vizita nė Shqipėri, si ju pritėn mediat greke?
Pėr paraqitjen time nė Shqipėri, mos pyesni fare, se ēfarė nuk mė pyetėn. Tė gjithė donin tė dinin se si mė priti gazetari i famshėm shqiptar Arjan Ēani dhe nėse ishte i sjellshėm ndaj meje. Padyshim qė ishte kėnaqėsia ime mė e mirė dhe pėrvoja mė e bukur qė kisha kaluar ndonjėherė me njė gazetar televiziv. Ēani ishte shumė xhentil dhe shumė i bukur, i cili di tė vlerėsoj gratė dhe aq mė tepėr njė grua qė ėshtė martuar me njė bashkėkombės tė tij shqiptar. Pastaj ai ėshtė bėrė shumė i njohur nė Greqi saqė dhe portreti tij gjatė intervistave tė mia nė Greqi ėshtė shfaqur shpesh. Ēani ėshtė bėrė shumė i popullarizuar dhe i admirueshėm pėr publikun grek, duke e quajtur shumė seksi nga femrat. Prandaj unė mendoj se vajtja ime nė Shqipėri ndihmoi shumė dhe nė njohjen e artistėve shqiptare kėtu tek ne. Me javė tė tėra mediat greke komentonin vajtjen time nė Shqipėri. Kjo mė bėnė tė ndihem mirė pėr Shqipėrinė time.

[b]“Pas Bamir Topit vlerėsojmė dhe Vrohopulun”[/b]
Zonja Rula Vrohopulu u dekorua nga shoqata juaj me titullin “Anėtare Nderi”, nga lindi ideja pėr vlerėsimin e saj?
Pas botimit nė gazetėn tuaj prestigjioze “Panorama” dhe nė intervistėn nė televizionin “Vizion Plus”, nė emisionin e gazetarit tė admiruar pėr shqiptarėt nė Greqi, Arjan Ēani vlerėsuam nivelin e kėtyre gazetarėve, tė cilėt pasqyruan realitetin dhe sinqeritetin e njė gruaje, e cila ka ndihmuar sa askush tjetėr nė afrimin e dy popujve fqinjė, shqiptarė dhe grekė. Pėr mua dhe tė gjithė shqiptarėt qė jetojmė dhe punojmė nė Greqi kjo zonjė ėshtė shumė e moderuar qė pėrveē dramės sė saj, ajo ruan dhe dashurinė e rrallė pėr shqiptarėt. Prandaj dhe na shtyu ideja qė kėtė grua fisnike pėr idealet e shenjta tė dashurisė ta nderojmė me titullin e lartė “Anėtare Nderi”, njė titull qė vjen pas presidentit Bamir Topi, nė vizitėn e tij tė fundit nė Greqi.
A mund tė na thoni mė konkretisht se cili ka qenė ndikimi i zonjės Vrohopulu nė afrimin e dy popujve?
Po t’i kuptosh nė thellėsi vlerat e zonjės Vrohopulu janė shumė humane, sepse ajo di tė vlerėsojė burrin e saj, qė ėshtė shqiptar dhe gjendje ekonomike shumė tė dobėt dhe vlerat e familjes shqiptare. Pastaj dhe promovimi mė i mirė i saj ėshtė kur ajo deklaron publikisht para gjithė grekėve se shqiptarėt janė popull me shumė vlera dhe qė trashėgojnė njė histori shumė tė lashtė. Mbi tė gjitha ajo thotė se shqiptarėt janė punėtorė, tė kulturuar dhe shumė bujarė. Pra nė zemrėn e saj nuk ka asnjė shenjė racizmi.
Ēfarė ke kuptuar nga kjo grua, e cila tregon se ėshtė dashuruar marrėzisht me shqiptarin Fran Shtjefni?
Tek kjo grua kuptoj shumė gjėra. Jo vetėm dashurinė, por dhe emancipimin e lartė qė mbart. Ajo jep gjithēka pėr njė tė varfėr vetėm pėr hir tė dashurisė pa dallim ngjyre, feje dhe kufijsh. Mbi tė gjitha ajo ėshtė shumė e sinqertė, vėshtirė ta gjesh kėtė tek gratė e sotme, ku shumica vėnė vetėm interesat materiale mbi dashurinė. Pėr mua kjo grua ėshtė shumė largpamėse dhe model pėr gruan e sotme. Ku ka gjė mė tė bukur qė njė njeri tė thotė se dua tė vdes nė njė fshat shumė tė varfėr siē ėshtė Nėnshtati, si dhe tė nderojė jetėn me fshatarėt e tij. Pra, ajo sakrifikon gjithēka qė pakkush e bėn kėtė gjest tė rrallė.
Sa ka ndihmuar Rula Vrohopulu pėr promovimin e imazhit tė shqiptarėve nė Greqi?
Mund tė them se zonja Vrohopulu ka qenė promovuesja mė e mirė qė i ėshtė bėrė shqiptarėve dhe vendit tė tyre kėtu nė Greqi. Asnjėherė nuk kisha parė njė shtetas tė huaj, aq mė tepėr grek qė tė dalė dhe tė flasė kaq mirė pėr shqiptarėt. Pra, unė mendoj se Rula ėshtė mė shqiptare se vetė ne shqiptarėt qė pėr hir tė realitetit kemi arritur tė mohojmė dhe dinjitetin tonė dhe gjuhėn tonė. Ndėrsa, kjo zonje jo vetėm qė thotė se dua tė thoni Rula Shtjefni, por pėrpiqet dhe para kamerave tė flasė disa fjalė shqip, duke dhėnė mesazhin se ėshtė krenare qė ėshtė martuar me njė shqiptar. Prandaj dhe vlerėsimi ynė ndaj figurės sė saj tregon se shqiptarėt dinė tė vlerėsojnė kėdo qė vlerėson popullin tonė dhe vlerat historike tė tij.
Si u prit nga grekėt ky gjest fisnik dhe human ndaj Rula Vrohopulus?
Shumė, shumė mirė. Tė gjitha kanalet greke qė nė orėt e para tė mėngjesit dhanė lajmin e dekorimit tė gruas greke nga komuniteti shqiptar nė Greqi. Tė gjithė komentojnė dhe i bėjnė jehonė se shqiptarėt dinė tė vlerėsojnė njerėzit pa dallim gjuhe dhe kombi. Pėr mua me anė tė saj, Shqipėrisė i ėshtė bėrė si asnjėherė tjetėr promovimi mė i madh duke i rritur vlerat e saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ndryshe.forumsq.net
 
Rula Vrohopulu anetare nderi e shoqates te Hider Bucit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NDRYSHE :: JETA NE SHQIPERI :: OPINION-
Kėrce tek: