NDRYSHE
NDRYSHE
NDRYSHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NDRYSHE


 
ForumPortalGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Nevoja pėr alibi tė re

Shko poshtė 
AutoriMesazh
admin
Admin



Numri i postimeve : 33
Registration date : 07/12/2007

Nevoja pėr alibi tė re Empty
MesazhTitulli: Nevoja pėr alibi tė re   Nevoja pėr alibi tė re Icon_minitimeWed Jun 04, 2008 2:11 pm

[b]Nevoja pėr alibi tė re[/b]

Nga Mero Baze

Kryeministri, Sali Berisha, po pėrpiqet tė krijojė njė alibi tė re nė raportet e tij me pushtetin gjyqėsor dhe Prokurorinė e Pėrgjithshme pėr ta kthyer nė betejė politike mėnyrėn, thellėsinė dhe plotshmėrinė e mundshme tė hetimit tė tragjedisė sė Gėrdecit. Dyshues deri nė fund se Presidenti i Republikės ėshtė angazhuar pėr tė motivuar drejtėsinė pėr tė hetuar ēdo detaj tė tragjedisė sė Gėrdecit, kryeministri, Sali Berisha, po krijon njė mozaik konfliktesh qė tė justifikojė ēdo lloj pėrfundimi tė pakėndshėm tė hetimeve mbi kėtė ēėshtje. Sė pari, duket se ai ka pėrdorur raportet jo tė mira mes Topallit dhe Topit pėr tė degraduar ēėshtjen e shqyrtimit tė dosjes ‘Mediu’, e cila pėr turpin e kėtij Kuvendi po shtyhet nė pafundėsi nė mėnyrė cinike pėr t’i bėrė karshillėk asaj qė konceptohet prej shumicės si pushtet i presidentit. Kėmbėngulja banale e Kuvendit pėr tė gjykuar cilėsinė e provave qė paraqet si argument prokuroria pėr ēėshtjen ‘Mediu’, ėshtė njė karshillėk i pastėr. Jo mė larg se gjashtė muaj mė parė, ky Kuvend i hoqi imunitetin ministrit tė Jashtėm, Lulėzim Basha, pėr njė akuzė, e cila pas hetimit mund tė na ēojė te ndonjė faturė e ndonjė dėmi ekonomik, por jo ndonjė korrupsioni qė ka prodhuar pasoja pėr ekonominė ose qytetarėt shqiptarė. I krahasuar me imunitetin e Lulėzim Bashės, imuniteti i Fatmir Mediut ėshtė si faji i njė tė dyshuari pėr shpėrdorim ekonomik me fajin e njė vrasėsi tė kapur nė flagrancė nė vendngjarje. Askush nuk do tė guxonte tė shfletonte dosjen e Ina Ramės pėr tė dorėzuar imunitetin e Fatmir Mediut. Ajo ėshtė njė dosje qė iu shfaq publikisht shqiptarėve, me gjithė tmerret e saj. Ēdo tentim pėr ta shtyrė deri nė fund mosdorėzimin e tij, nuk mund tė kuptohet si gjė tjetėr, veēse si arsye pėr tė krijuar konflikt me prokurorinė, presidentin dhe pushtetin gjyqėsor, si dhe pėr tė justifikuar mė pas tė vėrtetat e hidhura qė mund tė dalin nga ky hetim.
Sė dyti, Berisha po pėrpiqet tė pėrdorė konfliktin e fundit me presidentin, po ashtu pėr tė bėrė sulme nė bllok ndaj pushtetit gjyqėsor. Korrupsioni i pėrhapur nė drejtėsi, nė tė vėrtetė do tė ishte njė shans tashmė pėr tė heshtur pėr ēėshtjen ‘Gėrdeci’, por fakti qė prokurorėt e ēėshtjes nuk janė njerėz nėn kontroll tė qeverisė dhe mė tej akoma, emėrimet e mundshme nė Gjykatė tė Lartė po ashtu janė njerėz qė po armiqėsohen publikisht me kryeministrin, e motivon kėtė tė fundit ta thellojė konfliktin, qė tė ketė alibi pėr ēdo lloj pėrfundimi tė kėtyre hetimeve.
Sė fundi, njoftimet e pakonfirmuara nga prokuroria se familjarė tė kryeministrit mund tė thirren pėr hetim nga ky organ pėr lidhjet e tyre me personazhin e tragjedisė sė Gėrdecit, kanė rritur tensionin dhe kanė ēuar nė ekstrem reagimin kundėr prokurorisė deri te letra e fundit refuzuese pėr imunitetin e Mediut, ku kryetarja e Kuvendit fajėsonte ushtarakėt, sikur tė ishte anėtare e Gjykatės sė Lartė, duke bėrė madje fajtorė ata dhe pėr njė vendim tė qeverisė me nr. 138, tė cilin e ka bėrė vetė Sali Berisha. Kjo pėrpjekje pėr karshillėk tė qartė, madje dhe kujdesi pėr tė mos vrarė shumė mendjen pėr argument nė kėtė luftė mes ekzekutivit dhe gjyqėsorit, nuk ka asnjė shpjegim tjetėr veēse nevojės pėr alibi pėr ēdo hap tė mėtejshėm tė gjyqėsorit nė historinė e Gėrdecit.
Kjo luftė pa sens dhe pa argument ka shqetėsuar dukshėm faktorin ndėrkombėtar dhe ka nxitur dje njė reagim, ndoshta mė tė fortin qė ka ndodhur ndonjėherė nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Por kjo nuk ka pėr tė pasur ndonjė ndikim te tendenca e qeverisė pėr konflikt me gjyqėsorin. Qeveria luftėn me gjyqėsorin nuk e ka si luftė pėr ta fituar, as si betejė pėr ta nėnshtruar, por e ka betejė politike pėr t’ia zhvlerėsuar pėrfundimet e tij tė mundshme. Kryeministri Berisha nuk do qė tė certifikohen vendimet qė mund tė marrė ky gjyqėsor pėr ēėshtjen ‘Gėrdeci’, emrat qė mund tė nxjerrė dhe historitė e pazbuluara qė mund tė trondisin shqiptarėt. Atij nuk i intereson mė as “Silvia Konti” dhe as “Tano Karidėt”, ai do konflikt me ta, pėr tė thėnė i qetė se “nuk po mė gjykojnė, por po mė paragjykojnė”. Ai ka nevojė pėr njė alibi tė re dhe, po ta dinte se do tė shpėrthente Gėrdeci, ndoshta Dhori Sollaku do ishte mė i mirė si prokuror pėr tė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ndryshe.forumsq.net
 
Nevoja pėr alibi tė re
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NDRYSHE :: JETA NE SHQIPERI :: OPINION-
Kėrce tek: