NDRYSHE
NDRYSHE
NDRYSHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NDRYSHE


 
ForumPortalGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Biberaj: Shtator, jo spiune ne politike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
admin
Admin



Numri i postimeve : 33
Registration date : 07/12/2007

Biberaj: Shtator, jo spiune ne politike Empty
MesazhTitulli: Biberaj: Shtator, jo spiune ne politike   Biberaj: Shtator, jo spiune ne politike Icon_minitimeWed Jun 04, 2008 2:13 pm

[table:1321 cellSpacing=0 cellPadding=0 width="100%" border=0][tr][td:1321 class=smlinkalt][/td][/tr][tr][td:1321 background=/imgs/bg_artictools.png colSpan=10][img]http://www.kohajone.com/imgs/pix.gif[/img][/td][/tr][/table][img]http://www.kohajone.com/foto/20080603193700_artikull.jpg[/img]
[b]Biberaj: Shtator, jo spiune ne politike[/b]

Fatjona Mejdini
E Merkure, 04 Qershor 2008

Per personat qe kane qene bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit, ne kohen e diktatures komuniste, tashme kane ardhur dite te veshtira. Ligji i ri per zbardhjen e ketyre dosjeve, qe pritet te miratohet brenda vjeshtes se ketij viti, do te jete dhe "kloni" qe do te pengoje te gjithe keta njerez qe te depertojne brenda politikes nepermjet listes se deputeteve apo listes zyrtare te partive per poste te larta administrative dhe politike. Zevendespresidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, njeheresh deputet i PD, Aleksander Biberaj, thekson se eshte mandatuar nga Kryeministri Berisha per te hartuar nje draft te ri per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Ne nje interviste per "Koha Jone", Biberaj shpjegon se ky draft do te jete i plote, aktual dhe ne perputhje me kushtet e vendit. Biberaj zbulon se ky draft, i cili pritet te miratohet nga Kuvendi ne muajin shtator, do te zbatohet edhe ne kohen kur partite parlamentare te bejne gati listat e kandidateve per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Eshte normale qe ne vitin 2009 kandidatet e partive politike per deputete te mos jene ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit", thekson Biberaj, duke shtuar se ata pritet te kalojne ne kete skaner perpara se te kandidohen. Madje, ai sakteson se per te hartuar kete draft, do te mbeshtetet ne ligjin e miratuar nga ana e qeverise se pare te PD, ne vitet 1995-1996, si dhe ne dy projektet e paraqitura nga ana e PS dhe PDK, pavaresisht se ky ligj aq i kontestuar ne ate kohe, qe gati la jashte dhe figura te njohura te politikes, sipas Biberajt do pesoje ndryshime.

Cfare masash po behen gati aktualisht per ish-bashkepunetoret e sigurimit?

Normalisht jane paraqitur 3 projektligje ne Kuvend. Nga ana tjeter, une kam nisur punen per nje projektligj final, i cili merr parasysh edhe keto 3 drafte dhe nga ana tjeter perfshin edhe legjislacionin e vendeve anetare te Keshillit te Evropes, qe kane qene nen regjime diktatoriale dhe e kane kaluar procesin e hapjes se dosjeve, ndoshta qe dekaden e fundit te shekullit te kaluar. Keshtu qe do te shqyrtoj te gjithe dokumentacionin e ketyre vendeve. Po keshtu edhe 3 draftet edhe ligjin qe ka qene ne zbatim ne vitet 1995-1996, kur PD ka qene ne pushtet, dhe mbi keto do te perpiqem te hartoj nje projektligj sa me aktual qe i pershtatet realitetit. Mendoj se ne fund te ketij sesioni, ose ne fillim te sesionit tjeter do te paraqitet ne Kuvend per te kaluar me pas ne Komisionin e Ligjeve dhe po keshtu ne fund ne seance per votim.

Kush jua jep sigurine se kjo nisme do te miratohet?

Sigurine e ka dhene Kryeministri Berisha ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar, ku ka theksuar se dosjet duhet te hapen, por nepermjet nje ligji, i cili do t'i pershtatet realitetit shqiptar.

Cfare mangesie eshte vene re ne draftet e meparshme qe ju detyron te beni nje draft te ri?

Ligji i paraqitur nga PD-ja eshte edhe ligji i zbatuar ne vitin 1995-1996. Ndersa dy projektligjet e tjera, nga Partia Socialiste dhe ai i demokristianeve, mendojme se jane te plote. Ligji i PD-se ka nevoje per nje azhurnim, sepse duhet te kemi parasysh se ligji i ri duhet te jete ne perputhje edhe me parimet e te drejtave te njeriut, qe eshte edhe kushti baze nga Keshilli i Evropes. Ligji i ri nuk do te beje fjale as per hakmarrje dhe as per penalizime, por do te krijohet per te vendosur disa rregulla te qarta loje qe ish-bashkepunetoret mos te jene ne poste drejtuese. Ne te njejten menyre duhet te kryejme te njejten gje qe kane kryer edhe vende te tjera.

A nuk po merret kjo mase per te hequr mundesine ish-sigurimsave te jene pjese e parlamentit shqiptar?

Eshte normale qe ne vitin 2009, kandidatet e partive politike per deputete te mos jene ish- bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Une mendoj se edhe nga ana kohore eshte nje vit i pershtatshem. Miratohet ligji dhe ne kemi kohe per bere edhe verifikimin e kandidateve per deputete ne zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjeter ne kete menyre nuk penalizohen edhe ata deputete, te cilet aktualisht kane dosje sigurimi. Por, ne menyre te detajuar ligji do te vendos se per cilin nivel te administrates behet fjale dhe per pengesat qe do te shkaktohen per keta persona.

PDK: Te hapen dosjet e sigurimit

Partia Demokristiane pak jave me pare u shpreh e shqetesuar ne lidhje me mos shqyrtimin nga ana e Kuvendit te draftit te saj, ne lidhje me denimin dhe perjashtimin e ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, te cilet sot jane ne poste te larte ne administrate dhe ne politike. Sipas PDK-se, qe prej nje viti, ata kane depozituar nje draft, i cili nuk eshte futur per shqyrtim nga ana e Kuvendit.

Starova: Kreu i Partise Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, pak jave me pare kerkoi edhe hartimin e nje drafti te plote, i cili do t'i hapte rruge edhe perjashtimit te krereve te larte drejtues ne vend, te cilet kane qene pjese e ish-Sigurimit te Shtetit. Sipas Staroves, Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evropen Lindore qe nuk ka perjashtuar nga postet e larta drejtuese ish-bashkepunetoret e sigurimit. Ne kete kuader, ai kerkoi nga Kryeministri Berisha edhe marrjen e nje nisme per hartimin e ketij drafti. Duke paralajmeruar ne kete kendveshtrim dhe shefin e mazhorances per te filluar dhe hartimin e ketij ligji, qe do te sillte largimin e te gjithe ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit nga politika.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ndryshe.forumsq.net
 
Biberaj: Shtator, jo spiune ne politike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NDRYSHE :: JETA NE SHQIPERI :: OPINION-
Kėrce tek: