NDRYSHE
NDRYSHE
NDRYSHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NDRYSHE


 
ForumPortalGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lufta e yjeve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
admin
Admin



Numri i postimeve : 33
Registration date : 07/12/2007

Lufta e yjeve Empty
MesazhTitulli: Lufta e yjeve   Lufta e yjeve Icon_minitimeThu Jun 05, 2008 3:57 pm

[b]Lufta e yjeve[/b]

Nga Ilda Mara

Mė 15 qershor hyn nė fuqi Kushtetuta e re e Kosovės! Ende nuk dihet, nėse do tė ketė zgjedhje nėntė muaj pas shpalljes sė statusit, siē parashikohet nė pakon ‘Ahtisaari’, po opozita kosovare ka nisur tė reagojė ashpėr. Kosova sot i pėrngjan njė sistemi “kaordik”, sistem i cili pėrshkruan vendin e ekuilibrit tė pėrkryer mes kaosit dhe rregullit, ku zhvillohen dhe evoluojnė gjėrat.
Nė Kosovė po vihet re njė disleksi, nga njėra anė kemi qeverinė e Kosovės, e cila mundohet tė vėrė nė jetė me ato kompetenca dhe njohuri qė ajo disponon shtetin e ri dhe, nga ana tjetėr, kemi bashkėsinė ndėrkombėtare, e cila i referohet me fanatizėm pakos ‘Ahtisaari’ nė ēdo hap tė sajin e qė kritikon shpesh shtetin kosovar pėr mosrespektim tė pakos. Nė Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės, kryeministri, Hashim Thaēi, ka shprehur se “zbatimi i pakos ‘Ahtisaari’ ėshtė prioritet nacional pėr ne!” Sigurisht, tė metat apo gabimet nė zbatimin e saj, nėse ka, do tė dalin nė pah, nė momentin e monitorimit tė punės sė qeverisė, siē ėshtė parashikuar pikėrisht nė pako. Ndėrkohė, njė tjetėr mision hyn nė fuqi nė Kosovė po mė 15 qershor, EULEX, i cili, me gjithė funksionin e tij tė domosdoshėm pėr Kosovėn do t'i shtohet xhunglės administrative kosovare e qė nuk do ta lehtėsojė jetėn politiko-administrative tė Kosovės e tė udhėheqėsve tė saj. EULEX do tė ketė njė mandat pesėvjeēar dhe sė bashku me UNMIK do tė vazhdojnė tė jenė nė njėfarė mėnyre patericat e shtetit tė ri kosovar.


Kosova dhe ligji i ri zgjedhor

Sipas pakos sė Ahtisaarit, nėntė muaj pas shpalljes sė pavarėsisė duhet tė organizohen zgjedhjet e reja nė Kosovė. Po a ėshtė Kosova gati pėr kėto? A ka nevojė Kosova qė tė hyjė nė fushatė elektorale sėrish? Apo mos ėshtė nė tė mirėn e saj qė tė konsolidojė ndėrkohė institucionet e brishta qė janė ende nė ndėrtim e sipėr, tė arrijė objektivin e diplomacisė me njohjen nga sa mė shumė shtete nė botė?
Njė reformė e re u ndėrmor nga parlamenti i Kosovės me rishikimin e ligjit elektoral, i cili duhet tė votohet para datės 15 qershor, datė e zyrtarizimit tė Kushtetutės sė re tė Kosovės. Ligji i ri elektoral do tė evitojė pakėnaqėsitė e krijuara mė parė nė radhėt e partive politike nė Kosovė, ai do t'i japė fund tė privilegjuarve nė listat zgjedhore dhe rivaliteteve brenda partisė. Kjo formė e demokracisė direkte i jep liderve tė partive njė rol tė patjetėrsueshėm, sepse vota e zgjedhėsve nė Kosovė do tė ketė vetėm njė zonė elektorale qė do tė jetė pėr partinė dhe liderin. Sigurisht qė roli i liderit tė partisė minimizohet nė forcėn e tij vendosėse vetėm nga kryesia e partisė, kur tė bėhen listat partiake pėr deputetėt qė do tė hyjnė nė parlament. Sigurisht qė kjo qasje zgjedhore kėrkon njė pėrgjegjshmėri tė lartė demokratike dhe politike, pėrndryshe lideri i partisė i ka tė gjithė zarat nė duar dhe mund tė mbajė peng ardhmėrinė e anėtarėve tė partisė.
Ndėrkohė, sistemi zgjedhor do tė vazhdojė tė jetė ai proporcional me lista tė hapura, ku 30% duhet tė jenė femra, sistemi parashikon karrige tė garantuara pėr minoritetet, ndėrsa pragu mbetet 5% pėr partitė dhe 7% pėr koalicionet.


Parafushatė zgjedhore, ēfarė kėrkon opozita?


Nga “koalicion kuqezi” Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), sot jemi ne “koalicionin e yjeve” tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) dhe aleatėve tė saj me LDK.
Ramush Haradinaj ka dalė mė nė fund nga qetėsia, duke ashpėrsuar tonet e tij ndaj qeverisė ‘Thaēi’ dhe aleatėve tė tij. Fushata e tij i pėrngjan mė tepėr njė parafushate zgjedhore. Ai e quan qeveri tė korruptuar qeverinė e Hashim Thaēit, pa plane konkrete, qė po e ēon Kosovėn nė qorrsokak, qė nuk zbaton pakon ‘Ahtisaari’, qė Kosova drejtohet nga SHIK e qė ministrat janė veē lodra ose hajdutė.
Tė gjitha kėto akuza a mos janė shkėndijat e para pėr zgjedhje tė parakohshme? Zėri kritik i Ramush Haradinajt po na duket si kėmbanat e erės elektorale, siē e pėrshkrova pak mė lart, sistemi “kaordik” qė i shkon kaq pėrshtat Kosovės nė ngjizje. Sigurisht, shtetformimi nuk ėshtė njė sport i lehtė e ne ndodhemi nė limitin e kaosit, i cili ripėrtėrihet mes stanjacionit dhe anarkisė. Dhe, pikėrisht, ajo qė duhet tė dalė qartė, ėshtė se ēfarė kėrkon opozita. A ėshtė ajo e vendosur ta ēojė Kosovėn nė zgjedhje tė parakohshme apo do tė respektohet 9-mujori i parashikuar nė pako?
Roli i opozitės dhe marrėdhėnia e saj me “qeverinė e yjeve” do tė jenė vendimtarė pėr muajt e ardhshėm, sepse Kosova pėrveē problemeve tė brendshme ka dhe nevojėn e njohjes sė shtetit tė ri nė arenėn ndėrkombėtare e njė atmosferė armiqėsore mes pozitės dhe opozitės nė Kosovė mund tė dėmtojė rėndė imazhin e Kosovės nė botė.


Autorja ėshtė studiuese dhe kėshilltare pranė revistės franceze “Politique Internationale”
TEMA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ndryshe.forumsq.net
 
Lufta e yjeve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NDRYSHE :: JETA NE SHQIPERI :: OPINION-
Kėrce tek: