NDRYSHE
NDRYSHE
NDRYSHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NDRYSHE


 
ForumPortalGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Grevistėt djegin “Pishtari i demokracisė”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
mira




Numri i postimeve : 14
Registration date : 17/05/2008

Grevistėt djegin “Pishtari i demokracisė” Empty
MesazhTitulli: Grevistėt djegin “Pishtari i demokracisė”   Grevistėt djegin “Pishtari i demokracisė” Icon_minitimeThu Jun 26, 2008 10:55 am


TIRANE/ MEMALIAJ

Kur nuk kanė arritur tė tėrheqin vėmendjen e qeverisė me grevėn e nisur 8 ditė mė parė, ish-minatorėt i vėnė flakėn "Pishtarit tė demokracisė". Paraditen e djeshme, 13 minatorėt e futur nė grevė urie, kanė djegur nė shenjė proteste dėshminė qė iu ėshtė akorduar nė vitin 1995, nga Sali Berisha, nė atė kohė President i Republikės. Janė tė njėjtėt punėtorė tė minierės sė Valiasit, tė cilėt nė vitin 1991 organizuan tė parėn grevė urie, pėr tė cilėn Berisha i dekoroi me motivacionin: "Pėr kryerjen e aktit sublim tė grevės sė urisė, pėr kontributin nė rrėzimin e regjimit diktatorial komunist". Por, pėrballė nevojave jetike pėr ushqim, ata i kanė konsideruar tė pavlera dekoratat. Plot 13 prej tyre u ėshtė vėnė flaka nė mes tė kryeqytetit, ndėrsa kryeministrit Berisha i ėshtė kėrkuar njė takim urgjent brenda 24 orėsh. Nė tė kundėrt, kolegėt e tyre nga i gjithė vendi do tė pushtojnė sheshin para Kryeministrisė nė njė protestė masive.
Ish-minatorėt janė futur nė grevė pėr plotėsimin e kėrkesave tė tyre, tė rritjes sė pagės sė pensionit dhe uljen e moshės sė pėrfitimit tė tij. Sipas tyre, mosha e pėrfitimit tė pensionit ėshtė shumė e lartė duke pasur parasysh punėn e rėndė qė ata kanė kryer nė galeritė e minierave. Ndėrkohė qė ēmimet e larta e kanė bėrė tė papėrballueshme jetesėn, krahasuar me pensionet qė marrin. Me ish-minatorėt grevistė tė Valiasit janė solidarizuar dhe qindra tė tjerė nė tė gjithė vendin. Po dje, ish-punonjės tė minierės sė qymyrgurit nė Memaliaj protestuan dje ndaj indiferencės sė qeverisė shqiptare karshi kėrkesave tė hershme tė tyre. Duke premtuar se do tė luftojnė me tė gjitha format, pėrfshirė edhe ndėrmarrje tė grevave tė urisė apo bllokimin e aksit Memaliaj-Mallakastėr, ata kanė tubuar dje nė qendrėn e Memaliajt. Rreth 50 ish-punonjės tė galerive tė thella tė nxjerrjes sė qymyrgurit nė minierėn e Memaliajt, tė papunė prej disa vitesh, kanė kėrkuar rritjen e pagės sė pensioneve. Vezir Mema, njėri prej minatorėve tė vjetėr tė minierės, pohoi se tė hollat qė pėrfitohen nga pensioni i minatorit, nuk arrijnė as pėr ilaēe, tė cilat i kanė tė pandashme si pasojė e sėmundjeve tė pashėrueshme qė u kanė shkaktuar thellėsitė e galerive dhe puna e lodhshme fizike nė kohėn e sistemit tė kaluar. Nė protestėn e organizuar nė qendėr tė qytetit ish-minatorėt, sot nė pension, kanė kėrkuar gjithashtu uljen e moshės sė pėrfitimit tė pensionit, pasi njė pjesė e mirė e tyre nuk arrijnė tė mbushin 65 vjeē. p.n
PANORAMA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Grevistėt djegin “Pishtari i demokracisė”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NDRYSHE :: JETA NE SHQIPERI :: AKTUALE-
Kėrce tek: