NDRYSHE
NDRYSHE
NDRYSHE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NDRYSHE


 
ForumPortalGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjobat e parapaguara arrijnė nė 5 milionė dollarė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
admin
Admin



Numri i postimeve : 33
Registration date : 07/12/2007

Gjobat e parapaguara arrijnė nė 5 milionė dollarė Empty
MesazhTitulli: Gjobat e parapaguara arrijnė nė 5 milionė dollarė   Gjobat e parapaguara arrijnė nė 5 milionė dollarė Icon_minitimeThu May 15, 2008 3:45 pm

[b]Gjobat e parapaguara arrijnė nė 5 milionė dollarė[/b]

Nga Fitim Zekthi

Vlera e parave tė arkėtuara nė buxhetin e shtetit nėpėrmjet parapagimit tė gjobave ėshtė rreth pesė milionė dollarė. Tė dhėna nga Ministria e Financave bėjnė me dije se kjo, nė tė vėrtetė ėshtė njė vlerė e vogėl dhe kjo ministri do pėrpiqet t’ia kthejė biznesit shumė shpejt. Kjo gjė do tė bėhet, pasi Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin e procedurave tatimore nė pilėn e parapagimit tė 15 pėr qind tė vlerės sė gjobave. Tė dhėna zyrtare bėjnė me dije se, ministria dhe administrata e tatimeve do tė verifikojnė tė gjitha bizneset qė kanė parapaguar gjobat deri mė tani nė masėn e 15 pėrqindėve, me qėllim qė mė pas tė kthehen paratė. Nė fakt, ėshtė e qartė se kjo do tė zgjasė, pasi dhjetėra biznese, tė cilat, nė bazė tė legjislacionit fiskal kanė tė drejtė tė marrin paratė e rimbursimit tė tatimit mbi vlerėn e shtuar ankohen se kjo nuk bėhet ose vonohet. Nė bazė tė ligjit, administrata e tatimeve duhet tė pėrfundojė disa procedura, disa verifikime e mė pas biznesit do t’i rimbursohet tatimi mbi vlerėn e shtuar. Pikėrisht kėtu, administrata gjen mėnyrėn pėr tė kthyer tatimin mbi vlerėn e shtuar, duke e zvarritur e duke mos bėrė kėto verifikime. Edhe kthimi i parave tė parapaguara si gjoba nga biznesi, duket se do tė ngecė nė kėtė qerthull, ndonėse pesė milionė dollarė janė njė vlerė e rėndėsishme parash pėr biznesin. Ligji i procedurave tatimore qė sanksiononte parapagimin e gjobave nė masėn 15 pėr qind ėshtė duke u rishikuar edhe nga Ministra e Financave, e cila do tė pasqyrojė nė tė ndryshimet e kėrkuara nga Gjykata Kushtetuese. Ministri Ridvan Bode e ka bėrė tė qratė kėtė gjė, megjithėse edhe ai ka thėnė se pusheti gjyqėsor ka njė pushtet shumė mė tė madh sesa ai qė duhet tė ketė realisht. Ligji i procedurave tatimore ėshtė kundėrshtuar nga biznesi qė nė fillim dhe shumė shoqata tė biznesit e ēuan atė nė Gjykatėn Kushtetuese. Dhoma amerikane e Tregtisė ishte shumė e ashpėr, duke kundėrshtuar dhe duke thėnė se qeveria nuk duhet tė bėjė luftė me biznesin. Dhoma amerikane e Tregtisė tha madje se projekti qė iu paraqit atyre pėr diskutim qe i ndryshėm qė ai qė shkoi nė parlament. Ligji i procedurave tatimore ėshtė kundėrshtuar edhe nė pika tė tjera veē asaj tė gjobave. Ligji parasheh qė tatimorėt tė mund tė luajnė rolin e prokurorėve ndaj biznesit, pėr tė hetuar dhe gjetur shkeljet. Ata mund tė thėrrasin tė dėshmojnė njerėz dhe administratorė tė biznesit dhe po ashtu mund tė sekuestrojnė pasuritė dhe tė bllokojnė llogaritė bankare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ndryshe.forumsq.net
 
Gjobat e parapaguara arrijnė nė 5 milionė dollarė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NDRYSHE :: JETA NE SHQIPERI :: AKTUALE-
Kėrce tek: